Zjarri në Drizë të Fierit, Balluku: Një helikopter i FA në operacionin për shuarjen e flakëve, pritet ndërhyrje e dytë nga ajri
Deputetja socialiste Belinda Balluku në një reagim për zjarrin në Drizë të Fierit bën me dije se një helikopter i Forcave të Armatosura është angazhuar për shuarjen e flakëve, dhe pritet t’i bashkohet një i dytë. Në terren ndodhen edhe Forcat “Shqiponja”, ndërsa në total deri më tani janë evakuuar 6 familje. “Gjatë orëve të paradites, në fshatin të Drizë Fierit ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur drejt zonave të tjera përreth. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, me njësitë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat kanë evakuuar 6 familje nga banesat e tyre dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve. Strukturat e Emergjencave Civile,...
Burimi:
javanews.al