Zjarri djeg magazinën bujqësore në Savër të Lushnjes

Zjarri djeg magazinën bujqësore në Savër të Lushnjes

Një zjarr ka përfshirë sot një magazinë bujqësore në zonën e Savrës, në bashkinë Lushnjë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës bujqësore, ndërsa banesat pranë kompleksit janë rrezikuar përkohësisht nga përhapja e zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca të Spitalit të Lushnjes, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë për familjarët që ndodheshin pranë zonës së rrezikuar dhe kanë shfaqur shqetësime nga situata e krijuar. Ndërkohë, dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lushnje kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit, duke arritur të parandalojnë përhapjen e flakëve drejt shtëpive të banimit që ndodhen ngjitur me kompleksin bujqësor. Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për...