Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve
Situata e zjarreve në disa fshatra të qarkut vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët po përhapen në disa drejtime dhe po rrezikojnë zona të banuara. Sipas të dhënave nga terreni, në fshatin Panahor zjarri vijon me intensitet të lartë, duke avancuar në drejtim të fshatrave Panahor, Çyçen dhe me tendencë për t’u përhapur edhe drejt fshatit Cfir. Në Ngracan, vatra e zjarrit mbetet aktive me intensitet më të ulët, por flakët po lëvizin në drejtim të zonës së banuar. Ndërkohë, në fshatin Riban zjarri vazhdon të jetë aktiv në brendësi të masivit me pisha, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe masivin pyjor të Ndrenies dhe Vloshtit, ku situata paraqitet shqetësuese për shkak të përmasave të vatrës. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: – 4...
Burimi:
javanews.al