Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në zyrat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj mëson se jarri dyshohet se ka nisur në disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të drejtorisë, në dysheme. Fillimisht është fikur me fikëse dore nga vetë puonjësit e policisë, zjarrfikësja është thirrur për siguri. Shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet.