A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat u prekëm pak, sepse ende nuk kemi turizmin e organizuar

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat u prekëm pak, sepse ende nuk kemi turizmin e organizuar

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli edhe për ndikimin e protestës te turizmi. Ai tha se, fatmirësisht, në Shqipëri ende turizmi i organizuar nuk është në nivele shumë të larta dhe kjo bëri që të kishte pak anulime. Pjesë nga biseda: Borakaj: Në fillim të vitit folët për 3.7 milionë vizitorë të huaj. Në qershor pati rënie. A keni ju shifra nga bizneset që ju thonë se kishin rezervime, por për shkak të situatës u janë anuluar? Gonxhja: Ne kemi një dinamikë turizmi të tillë që, për shkak të ecurisë së turizmit ndër vite, turizmi i organizuar nuk është në nivelet e vendeve të zhvilluara. Shqipëria nuk...