Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një kantier ndërtimi, humb jetën 26-vjeçari

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një kantier ndërtimi, humb jetën 26-vjeçari

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të martë në Prishtinë. Një 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës pas rrëzimit të vinçit. I lënduar nga incidenti ka mbetur edhe një punëtor tjetër në këtë kantier ndërtimi. Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e Prishtinës kanë nisur tashmë hetimet mbi rastin. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë deklaruar nga policia. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëllime familjes së 26-vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës, e shtoi se siguria në punë duhet të jetë kusht i panegociueshëm.