Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si organizoi atentatin pas mosmarrëveshjeve

Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si organizoi atentatin pas mosmarrëveshjeve

Në orët e mëngjesit të sotëm, pas një vlerësimi informacioni dhe pas një operacioni të koordinuar, me ndihmën e forcave speciale greke EKAM dhe Grupeve Operacionale të DAOE, nga Oficerët e Policisë së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje të policisë greke, u arrestua shtetasi shqiptar Adriano Bushi 32 vjeç. Ai u kap brenda një shtëpie ku ai banonte përkohësisht në zonën e Ovryas të Patrës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti nga Departamenti i 2-të i Rregullt Hetimor i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Akaisë, për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe për shkelje të legjislacionit “për Armët dhe Lëndët Eksplozive”. Sipas burimeve policore, Bushi akuzohet për një ngjarje të prillit të këtij viti. Më...