Egnatian e lë fati! Super paraqitje e kampionëve të Shqipërisë, eleminohen nga penalltitë nga Champions League
Egnatia e mbylli aventurën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, por largohet me kokën lart pas një paraqitjeje shumë të mirë ndaj kampionëve të Sllovenisë, Celjes. Skuadra nga Rrogozhina luftoi deri në sekondat e fundit, duke treguar karakter dhe cilësi, por në fund nuk ia doli të siguronte kualifikimin. Përballja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë, ndërsa Celje avancoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi dy ndeshjet kishin përfunduar me rezultat të përgjithshëm 5-5. Egnatia nuk u dorëzua në asnjë moment. Edhe pse u gjend përballë një kundërshtari me më shumë eksperiencë në arenën europiane, kampionët e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje të guximshme dhe krijuan vështirësi të mëdha për vendasit. Skuadra reagoi sa herë u vu në vështirësi dhe tregoi se ka potencial...
Burimi:
sportekspres.com