Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku dy automjete u përplasën me forcë në një segment të ngushtë e të rrezikshëm. Sipas të dhënave paraprake, në aksident u përfshinë një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi me inicile V. D., dhe një Mercedes-Benz, që drejtohej nga shtetasi K. L.. Përplasja rezultoi fatale për V. D., banor i fshatit Bilaj, i cili humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit tjetër, K. L., mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia e Shtetit njoftoi se shkak...