Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e së hënës, në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur në një zonë pranë një pusi nafte dhe nënstacionit elektrik, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.