Zjarr në një apartament në Shkëmbin e Kavajës, 6 persona të lënduar
Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në zonën e Shkëmbit të Kavajsës. Menjëherë pas marrjes s ë njoftimit forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje duke vënë situatën nën kontroll. Raportohet se si pasojë e tymit, 6 persona janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Njoftimi: Rreth orës 20:30, në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka rënë zjarr në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së. Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll. Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit....
Burimi:
vizionplus.tv