Zjarr i përmasave të mëdha pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit

Zjarr i përmasave të mëdha pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë paraditen e kësaj të diele zonën mes fshatit Klos dhe Parkut Arkeologjik të Bylisit, në Bashkinë e Mallakastrës, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe bimësi të egër. Sipas burimeve nga fshati Hekal, flakët kanë rënë fillimisht pranë rrugës rurale që lidh Hekalin me Klosin, ku është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e mbjellë me ullinj. Më pas, të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në zona të mbuluara me gjineshtër dhe bimësi të thatë. Zjarri ka depërtuar edhe në territorin e Parkut Arkeologjik të Bylisit, ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë. Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, monumentet arkeologjike, bazilikat dhe strukturat prej guri nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje...