“Zero tolerancë ndaj zjarrvënësve”- Ministri Ermal Nufi reagon pas arrestimit të piromanit në Mirditë: Drejtësia të japë përgjigje të fortë! Rrezikoi jetët
Si një nga drejtuesit e institucioneve që mban peshën kryesore operacionale të situatës së zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për arrestimin e një piromani nga Policia në Mirditë ditën e sotme. Duke ndjekur kolegun e tij, ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ai ka përsëritur apelin ndaj drejtësisë për goditje të fortë ligjore ndaj piromanëve që rrezikojnë jetët e qytetarëve dhe pasuritë e tyre. “Kush ndez zjarr me dashje, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të rënda në pasurinë publike e private dhe në mjedis, duhet të përballet me forcën e plotë të ligjit dhe me dënimin më të ashpër që parashikon ligji! Arrestimi i personit në fjalë është vetëm hapi i parë! Hetimi duhet të jetë i...
Burimi:
javanews.al