Zbulohet mesazhi që ndryshoi rrjedhën e protestës, studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

Zbulohet mesazhi që ndryshoi rrjedhën e protestës, studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

Një student nga Serbia, pjesë e grupit organizator të protestës, është ideatori i bllokimit të autostradës pas protestës, duke e futur atë në fazën radikale. Në komunikimet e tij me grupin organizator afër Arlind Qorrit, ai udhëzon grupin se faza finale e protestës duhet të jetë bllokimi i rrugëve dhe autostradave, pasi kjo gjë e ndal sistemin dhe rrit presionin mbi qytetarët. Studenti identifikohet si Alija Madjovic dhe ka qenë pjesë e protestave në Serbi. Dje në mbrëmje qindra protestues bllokuan për 6 orë autostradën Tiranë-Durrës me pretendimin se do shkonin drejt Aeroportit të Rinasit.