Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet shqiptari me precedentë penalë

Policia italiane ka zbuluar në tualetin e një pallati në Milano një sasi me lëndë narkotike. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë. Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte. Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një tualet jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës. Në tavolinat e punës u gjetën rreth...