Zbulohet laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë
Tre persona janë arrestuar në Tiranë për falsifikim dokumentesh. Dy nga të arrestuarit janë babë e bir, 53 dhe 24 vjeç, ndërsa është arrestuar dhe një 37-vjeçar. Banesa në Rrushkull të Durrësit ku jetonin babai dhe djali ishte përshtatur si laborator për falsifikim dokumentesh në këmbim të shumave që varionin nga 3000 deri në 5000 euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Gjeneralitetet”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro.Sekuestrohen 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë. Arrestohen 3 shtetas: babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre. Si...
Burimi:
opinion.al