Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Një metodë e sofistikuar dhe moderne e kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar në Maliq, teksa nën akuzë janë dy persona. Një ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e drogës, i fshehur poshtë një koteci shpendësh në fshatin Vreshtas të Bashkisë Maliq, është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë, duke çuar në arrestimin e një personi të dyshuar dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga është vënë personi me inicialet K.L., i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa një tjetër person po kërkohet për disa vepra penale. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas hetimeve të kryera me metoda...