Zbulohet arsenal armësh në Durrës! Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet se furnizonte grupet kriminale
Një bazë e dyshuar për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri dhe municion luftarak është zbuluar në Manzë të Durrësit, gjatë një operacioni të koduar “Baza”. Policia ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij janë sekuestruar disa armë zjarri, mes tyre pistoleta, një kallashnikov, armë gjahu dhe qindra fishekë luftarakë. Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale. Njoftimi i Policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”. Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak, që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar. Sekuestrohen 4 pistoleta, 1 kallashnikov, 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë, 1 targë automjeti italiane dhe 1...
Burimi:
javanews.al