Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e kësaj veprimtarie kriminale, Marin Feta dhe Anton Mashnori. Policia asgjësoi në total 174 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sekuestrohen 2 armë gjahu që mbanin autorët, pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet dhe 18 celularë. Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE-së. “Në kuadër të operacionit u kapën në flagrancë, në ambientet e banesës së përshtatur për këtë qëllim, dhe u vunë ne pranga shtetasit M. F. (pronari i banesës), 39 vjeç, banues në fshatin Velë, dhe A. M.,...