Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në konflikt u përfshinë gjashtë persona, ja si ndodhi ngjarja
Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeçari Rexhep Ismaili. Çela tha se Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla janë personat e përfshirë në sherrit ku mbeti i vrarë pronari i karburantit. Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i policisë Elidon Çela: Jam sot këtu për t’ju informuar ju dhe nëpërmjet jush opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore të kryera nga specialistët e seksionit për hetimin e...
Burimi:
vizionplus.tv