Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Një i dënuar 47-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në ambientet e Qendra Spitalore e Burgjeve, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Fatmir Qoku ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë të vitit 2007 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Autoritetet bëjnë me dije se i dënuari vuante nga Skizofrenia dhe ndiqej vazhdimisht nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar. Gjatë viteve 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte kryer më 28 maj 2026. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 ai është konstatuar pa shenja jete në ambientet e tualetit të dhomës së akomodimit. Dyshimet e para flasin për vetëvarje me...