Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën Ilir Lika, rreth 40 vjeç. Në komunikatën e saj, Policia thotë se 40-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur, por ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës. Më tej, autoritetet theksojnë se kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur qytetin e Laçit. Sipas policisë, viktima mbante disa mbiemra të tjerë si Gjini, Kokaj dhe Nure. Njoftimi i Policisë “Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias...
Burimi:
javanews.al