Vrau me çekiç gruan dhe i fshehu trupin, Gjykata e Athinës dënon me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, 32 vjeçe dhe nënë e fëmijëve të tyre. Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari do të vuajë gjithashtu edhe 2 vjet e 6 muaj burg për mbajtje dhe përdorim armësh. Trupi gjykues e shpalli fajtor për vrasje me dashje në gjendje të qetë mendore, me shumicë votash 6 me 1. Një prej anëtarëve të gjykatës kishte vlerësuar se krimi mund të ishte kryer në gjendje shpërthimi emocional, por ky qëndrim nuk u pranua nga shumica. Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor të vitit 2024. Sipas dosjes hetimore, Kastriot Cenko e goditi bashkëshorten me çekiç, më pas i lidhi një kabllo rreth qafës...
Burimi:
javanews.al