Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun. Vrasësi i kamarierit lihet…
Elton Qyno - Syri.net Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlorës për vrasjen e kamarierit të hotel “Grecia”, Eraldo Nevruzi, ngjarje kjo e ndodhur më 6 qershor 2024 në Dhërmi. Gjykata e ekstradimeve i ka thënë “jo” kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Shehut në Shqipëri, me qëllim që të përballet me akuzat e rënda që ka ngritur kundër tij prokuroria e Vlorës. Argumenti i gjykatës greke ka qenë pretendimi i të arrestuarit Gerald Shehu, se nëse do e ekstradonin në Shqipëri, i rrezikohej jeta dhe procesi kundër tij do paragjykohej për shkak të origjinës së tij si minoritar grek. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se njëherësh, bashkë me vendimin...
Burimi:
syri.net