Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Sadik Llanajt: 10 mijë euro shpërblim

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e Sadik Llanajt: 10 mijë euro shpërblim

Policia e Tiranës ka bërë apel për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së një 27-vjeçari në Kamëz. Sipas policisë, Sadik Llani dyshohet se është i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë, ndërsa për informacion që çon në lokalizimin dhe arrestimin e tij është vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh. Njoftimi i policisë Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz. Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani,...