Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Zero tolerancë

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave, Hita telegram komisariateve, zbardhen porositë: Zero tolerancë

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram urgjent në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e tyre të sigurisë. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor. Sipas telegramit, problematikat kryesore mbeten shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mbajtja pa...