Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

Një tronditje e thellë ka kapluar Shkodrën pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 55-vjeçarja Bardhe Ziçi. Në një rrëfim për atë që ndodhi, një e afërme e familjes, Zoje Nika, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e çiftit, duke i përshkruar ata si njerëz të respektuar dhe të qetë. Në dëshminë e saj, Nika shprehet se lajmi ka ardhur si një goditje e papritur, pasi çifti njihej në lagje për harmoninë dhe mirësjelljen e tyre. Ajo hedh poshtë çdo pretendim për konflikte të mëparshme, duke vlerësuar figurën e bashkëshortit dhe të viktimës. “Kurrë çfarë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të...