Vrasja në Sarandë ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili/ Të përfshirë 6 persona, një i plagosur – Policia jep detajet

Vrasja në Sarandë ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili/ Të përfshirë 6 persona, një i plagosur – Policia jep detajet

Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e 7 majit 2026 në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, brenda lokalit të Rexhep Ismailit, ku ky i fundit, 66 vjeç, humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Në ngjarje u plagos edhe Kostandin Vogli, i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve të deritanishme, konflikti nisi kur një grup shtetasish, Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla – u drejtuan te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi, viktima dhe të tjerë të pranishëm, duke filluar menjëherë një përleshje me sende të forta. Gjatë shkëmbimit të të shtënave, Rexhep Ismaili ka përdorur armën e tij automatike, ndërsa më pas Lulzim Tabaku dyshohet se qëlloi me...