Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

40-vjeçari i arrestuar në Ulqin, pesë ditë më parë, si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, më 26 prill të këtij viti në fshatin Balldren të Lezhës, do të qëndrojë në burg. B.K u njoh në gjykatë me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. 40-vjeçari është shprehur se jetonte dhe punonte në Mal të Zi, ndërsa autorët e krimit e kanë fshehur makinën e përdorur prej tyre ne afërsi te banesës ku jetojnë prindërit e tij të moshuar në zonën e Torovicës, pa pasur asnjë dijeni. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi...