Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Mario Përlleshajn, i cili u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Martin Canit dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj të miturit tjetër, Luis Meçe. Shqyrtimi në Apel u bë pas ankimit të mbrojtjes së të miturit që kundërshtoi dënimin. 15-vjeçari Mario Përlleshaj u shpall fajtor nga gjyqtarja e Gjykatës Penale, Marinela Osmani, për dy vepra penale: vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj shokut të viktimës, Luis Meçe. Për të dyja akuzat, Përlleshaj u dënua me 22 vite burgim. Duke marrë në konsideratë parashikimet e Kodit Penal të Drejtësisë për të Miturit,...
Burimi:
syri.net