Vorë/ Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar
Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bërxullë në Vorë. Edmond (Ali) Sula ka qenë duke u futur në banesë, kur është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:10 të 12 korrikut. Autori/ët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa lënë asnjë gjurmë. Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në zonë me qëllim zbulimin e autorit/ëve. “Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,...
Burimi:
opinion.al