Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së dielës Pyllin e Sodës në qytetin bregdetar të Vlorës. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar më shumë se pesë hektarë me pisha të buta dhe duke vënë në rrezik zonën përreth. Përballë rrezikut të përhapjes së shpejtë, forcat zjarrfikëse të Vlorës ndërhynë në terren me të gjitha mjetet në dispozicion. Operacioni për izolimin e flakëve dëshmoi një koordinim të gjerë ndërinstitucional dhe qytetar. Përkrah zjarrfikësve u angazhuan forcat e Policisë së Vlorës, strukturat e Bashkisë, si dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) nga Fieri për të garantuar sigurinë e perimetrit. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe banorët e zonës, pronarët dhe punonjësit e...