Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë
Që prej mbrëmjes së të dielës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e fshatit Xhyherinë në Vlorë. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe errësirës, duke e bërë të vështirë aksesin në zonën e përfshirë nga zjarri. Situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet shqetësim përhapja e mëtejshme e flakëve, e favorizuar nga era.
Burimi:
javanews.al