Vlorë/ Përfshihet nga flakët lokali në Radhimë

Vlorë/ Përfshihet nga flakët lokali në Radhimë

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë marrë përmasa të mëdha. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e banorëve të zonës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.