Vlora, Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohen disa mjete lundruese për shkak të kushteve të këqija, ja çfarë duhet të dini!

Vlora, Saranda, Ksamili dhe Borshi në alarm për motin, ndalohen disa mjete lundruese për shkak të kushteve të këqija, ja çfarë duhet të dini!

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, Kapiteneria e Sarandës ka vendosur ndalimin e lundrimit për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit për ditën e premte, 24 korrik 2026. Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë në interes të sigurisë së lundrimit dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse. Kapiteneria u bën thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në det nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të 25 korrikut. Sipas njoftimit priten erëra me forcë...