‘Vjen ai me CD’/ Mesazhet në dosjen ‘Aruba’, si trafikohej kokainë me makinat e Ambasadave Shqiptare
Nuk kanë munguar prej dekadash akuzat mes politikës se në trafikun e drogës janë përfshirë edhe ambasadorë e seli diplomatike. Ndërsa SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë mundur të faktojnë se personi i përdorur si korrier (transportues) i kokainës dhe parave nga Anversa, Belgjikë, drejt Zvicrës është me status diplomati dhe përdor një makinë me targa CD. Kjo faktohet edhe nga komunikimet që Gjykata e Posaçme ka vlerësuar si provë për të nxjerrë 20 urdhër-arreste. Ky episod daton afro 6 vite më parë, në vitin 2020, kohë në të cilën kjo ministri drejtohej nga Edi Rama, dhe zv/ministër i Jashtëm ishte Gent Cakaj. Pjesë nga dosja ARUBA Personi nën hetim A. R., siç është evidentuar edhe më sipër, ka përdorur dy PIN-e për të...
Burimi:
syri.net