Franca nuk fal as ndaj Norvegjisë, Dembele i jashtëzakonshëm në pjesën e parë (video)

Franca nuk fal as ndaj Norvegjisë, Dembele i jashtëzakonshëm në pjesën e parë (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të grupit I. Në Massachusetts, Franca dhe Norvegjia dhuruan spektakël në pjesën e parë, me 4 gola të shënuar në total, ku protagonisti kryesor ishte Ousmane Dembele me një tregolësh. Franca e nisi vrullshëm takimin duke shënuar dy gola të shpejtë me Ousman Dembele, pikërisht në momentin që ai ka marrë më së shumti kritika. Në minutën e 7-të, pas një topi të marrë nga Kylian Mbappe, Dembele vepron bukur brenda zonës dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 20-të, Dembele tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, sërish pas asistit të Mbappe. Reagimi i norvegjezëve ishte i menjëhershëm, duke ngushtuar shifrat...