Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov
Tiranë – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme tek Urëa e Babrroit, raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj. Sipas informacioneve paraprake, policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari, i dyshuar si autor i ngjarjes. Dyshohet se i riu ka qenë i armatosur me kallashnikov. Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar. Mbetet e paqartë nëse i riu ka qëlluar në ajër apo në drejtim të ndonjë objekti apo personi. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Burimi:
vizionplus.tv