VIKTIMA DYSHOHET SE ESHTE VETEDJEGUR NE MAKINE
Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti që u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr. 10 të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se viktima jetonte momentalisht vetëm pasi ka pasur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti. Viktima ka lënë një shënim para ndërmarrjes së aktit të rëndë duke i vënë flakën mjetit e duke u vetëflijuar. Në shënimin e gjetur nga policia, mësohet se viktima ka shkruar “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”. Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja që 66-vjeçari i dha fund jetës, pasi ndihej fajtor për marrëdhënien jo të mirë brenda familjes. Policia vijon ende...
Burimi:
ntv.al