Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim
Goditet grupi kriminal në Sarandë për vjedhjen e banesave dhe automjeteve. Policia bën me dije se janë arrestuar 4 persona, konkretisht: B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç, E. D., 30 vjeç dhe Sh. D., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim O. Sh., 39 vjeç. Këta katër persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete. Policia sqaron se gjatë periudhës 25-27 qershor, këta persona, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë. Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të...
Burimi:
javanews.al