VIDEO/ Shkrumbohet apartamenti në Vlorë

VIDEO/ Shkrumbohet apartamenti në Vlorë

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini; te Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në ambientet e tjera të banesës dhe në apartamentet fqinje. Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.