Video/ Shikoni si grabitet tabakinoja në Elbasan
Dy persona të maskuar janë futur për të vjedhur në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik rreth orëve të para të mëngjesit të datës 20 maj. Syri ka siguruar pamjet ky dy autorët të maskuar me kapele dhe me fytyrë të mbuluar hyjnë në dyqan e vjedhin. Mësohet se kanë vjedhur rreth 500 mijë lekë, si dhe paketa cigaresh.Autorët, ende të paidentifikuar, janë larguar dhe policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre, për shkak se zona nuk është e mbuluar me kamera ndërkohë nga ana e policisë së Elbasanit ende nuk ka një informacion mbi këtë ngjarje.
Burimi:
syri.net