Vodhi “Audin Q5” dhe përplasi një polic gjatë arratisjes, pamjet nga arrestimi i turistit

Vodhi “Audin Q5” dhe përplasi një polic gjatë arratisjes, pamjet nga arrestimi i turistit

Një 35-vjeçar italian është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur disa makina dhe ka goditur një punonjës policie. Operacioni i koduar “Last Escape” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore Tiranë, pas njoftimit për vjedhjen e një Audi Q5 në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Sipas policisë, shtetasi italian A. E., 35 vjeç, rreth orës 19:00 të datës 29 gusht, dyshohet se ka marrë automjetin. Gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë, ai ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me makinën një punonjës policie. Efektivi ka pësuar dëmtime të lehta në krah dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.   NJOFTIMI...