VIDEO/ Padia ndaj prokurorit Dado – Me pranga në duar, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

VIDEO/ Padia ndaj prokurorit Dado – Me pranga në duar, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Veliaj paraqitet në gjykatën administrative për gjyqin e iniciuar prej tij kundër prokurorit të SPAK Ols Dado. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale ka mbërritur në Gjykatën Administrative i shoqëruar nga fugoni dhe efektivët e policisë. Veliaj ka hyrë në Gjykatë Administrative i prangosur. Ajo që është vënë re është prania e dy aktorëve të njohur, Gaz Paja dhe Robert Ndrenika, të cilët kanë ardhur për të mbështetur Veliajn, edhe pse ky i fundit përballet me 13 akuza penale të rënda, që përfshijnë korrupsion të niveleve të larta, pastrim parash, deklarime të rreme të pasurisë, si dhe shpërdorim detyre dhe një akuzë për futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në paraburgim. Sipas avokatëve të Veliajt, Dado ka marrë në...