VIDEO/ Momenti kur i dehuri përplas makinën e policisë në Durrës
Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrës pasi rezultoi i dehur në timon. Sipas autoriteteve, R.A u përplas me patrullën e policisë gjatë tentativës për t’u larguar nga efektivët, të cilët e kishin ndaluar pas sinjalizimeve për lëvizje me shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Pas testit të alkoolit, 44-vjeçari rezultoi me nivel 1.4 mg/l alkool në gjak. Sipas policisë, i ndaluari rezulton përsëritës për ngjarje të ngjashme dhe ka precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur ai përplaset me automjetin e policisë. Në të njëjtën zonë, pak javë më parë, 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi tre fëmijë që po luanin me top në trotuar. Nga aksidenti humbën jetën E.M., 12 vjeç dhe K.N., 10...
Burimi:
syri.net