VIDEO/ Hajduti serial godet sërish, vjedh marketin e tretë – Kamerat i zbulojnë fytyrën

VIDEO/ Hajduti serial godet sërish, vjedh marketin e tretë – Kamerat i zbulojnë fytyrën

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Syri-t nga Dhërmiu. Sipas qytetarëve një hajdut serial po vjedh markete dhe tabakino në zonë. Sipas denoncuesit, në pamjet video që Syri po publikon, është momenti i vjedhjes së marketit të tretë në Dhërmi. Nga pamjet filmike, autori shfaqet i veshur me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht, çka mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga policia. Përveç vjedhjes së cigareve, alkoolit dhe vape-ve, autori ka shkaktuar edhe dëme materiale në biznes. Qytetarët kërkojnë reagim nga policia dhe shtojnë se autori mund të identifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë. Kushdo që ka informacion mbi personin në fjalë, mund të njoftojë autoritetet përkatëse.