‘7 shkelje të Kushtetutës’/ PD çon në Kushtetuese marrëveshjen për armatim, Bardhi: Rama vendosi mbi Kushtetutën

‘7 shkelje të Kushtetutës’/ PD çon në Kushtetuese marrëveshjen për armatim, Bardhi: Rama vendosi mbi Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes së huasë prej 302 milionë eurosh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pajisjet ushtarake. Në një deklaratë për mediat nga Kuvendi, Bardhi tha se PD e mbështet në parim marrëveshjen strategjike me SHBA-të, por kundërshton mënyrën e miratimit të saj, duke pretenduar se procedura parlamentare ka shkelur Kushtetutën dhe të drejtat e deputetëve. DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI Gjatë seancës plenare të ditës së hënë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, paralajmërova zyrtarisht se procedura e ndjekur nga shumica për miratimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve...