SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

SPAK thërret Belinda Ballukun dhe të pandehurit e tjerë të grupit: Ejani me avokat

Nga Fatjon Gjinaj/ Ish-zv. Kryeministrja Belinda Balluku dhe të pandehurit e tjerë për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme që të paraqiten. Kjo ka nisur këtë të mërkurë me ish-drejtorin e ARRSH-Gentian Gjyli. Ky i fundit shoqërohej nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një efektiv policie pasi ndodhet në arrest shtëpie. Të pandehurve u është kërkuar të paraqiten me avokat, por ende nuk dihet nëse do ju komunikohet shtyrja e hetimeve me 3 muaj për veprën e shkeljes së barazisë në tendera, apo për ndonjë veprim tjetër procedurial. Fakti që si pjesë e këtyre veprime është thirrur edhe Evis Berberi, ish-drejtori i arrestuar i ARRSH-së, nuk përjashton mundësinë që SPAK...