Po pilotonte një avion mbi centralin bërthamor,si u arrestua Ermal Beqiraj në Francë

Po pilotonte një avion mbi centralin bërthamor,si u arrestua Ermal Beqiraj në Francë

Ermal Beqiraj, krahu i djathtë i Ergys Agasit, është arrestuar në Francë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme kishte lëshuar ndaj tij masën e arrestit me burg për dosjen e AKSHI-t. Arrestimi i Beqirit ka ndodhur të shtunën pasdite, në rrethana të çuditshme dhe misterioze. Sipas mediave franceze ai ka qenë duke pilotuar një avion të vogël, i cili ra në sy duke “fluturuar mbi termocentralin bërthamor Penly në Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3,700 këmbësh (afërsisht 1,200 metrash), piloti papritmas uli hundën e avionit në 3,500 këmbë, një lartësi nën limitin ligjor për fluturim mbi vende të ndjeshme”. Përtej faktit se bëhet fjalë për një qendër të rëndësishme bërthamore, termocentrali Penly është gjithashtu vendi i ndërtimit të EPR-2 të ardhshëm, një çift reaktorësh bërthamorë...