Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

Veliaj shpërthen në gjykatë: Më rrëmbyen nga detyra, Ols Dado nuk është prokuror!

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, teksa mbahet seanca gjyqësore ndaj prokurorit Ols Dado. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mbrojtja e kryebashkiakut shprehet lidhur me kërkesën e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë”, i cili kërkoi të pranohet si palë në gjykimin e nisur nga Erion Veliaj. Në sallë mungojnë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit. Plerent Ndreca: Kodi i Procedurës Civile parashikon se kushdo mund të ndërhyjë si palë në një proces gjyqësor nëse ka interes për të hyrë në proces. Në rastin konkret, shoqata ka interes për përfundimin e këtij gjykimi, që lidhet drejtpërdrejt me interesat e shoqatës. Shoqata ka identifikuar pse përfundimi i gjykimit lidhet me interesin e saj. Ndreca do të...